Bota

Tornadot në Kentaki, Biden deklaron katastrofën, rritet numri i të vdekurve

13 Dhjetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Tornadot në Kentaki, Biden deklaron katastrofën, rritet numri i

SHBA – Presidenti i SHBA, Joe Biden shpalli një katastrofë federale në Kentaki, pasi një tufë tornadosh vdekjeprurëse goditën shtetin të premten, teksa një fabrike qirinjsh e shkatërruar pati numrin më të madh të viktimave.

Biden i kishte shpallur më parë stuhitë një emergjencë federale dhe masa për t’i cilësuar stuhitë një katastrofë federale hap rrugën për ndihmë shtesë, pasi mijëra njerëz përballen me mungesë strehimi, ushqimi, uji dhe energjie. Kjo vjen pas një kërkese zyrtare nga guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, i cili tha se tornadot ishin më shkatërruesit në historinë e shtetit. Beshear fillimisht kishte thënë se numri i të vdekurve mund të kalonte 100 persona.

Dhjetra njerëz në disa qarqe në shtet ende besohet se kanë vdekur nga stuhitë, por Beshear tha të dielën pasdite se numri i të vdekurve mund të jetë deri në 50 duke shpresuar se ata mund të jenë gabuar në llogaritjet fillestare.

“Ne po lutemi që ndoshta vlerësimet origjinale të atyre që kemi humbur ishin të gabuara. Nëse po, do të jetë e mrekullueshme, “tha guvernatori.

Mes 110 njerëzve që ishin në fabrikën e qirinjve , tetë janë konfirmuar të vdekur dhe tetë të tjerë mbetën të zhdukur sipas Bob Ferguson, një zëdhënësi i Mayfield Consumer Products, i cili zotëron fabrikën. Ai tha se 90 persona ishin gjetur, një shifër që autoritetet po përpiqeshin ta konfirmonin.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 8 te vdekur ne shba joe biden tornado ne kentaki 8 te vdekur ne shba joe biden tornado ne kentaki

Sondazh

Poll