Bota

Ministrat e Jashtëm të G7-ës mesazh Kosovës dhe Serbisë: Të angazhohen në dialog

13 Dhjetor 2021, 11:27 Nga DOSJA
Ministrat e Jashtëm të G7-ës mesazh Kosovës dhe

BRITANI E MADHEDialogu mes Kosovës dhe Serbisë është përfshirë në diskutimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të G7-ës, që u takuan këtë fundjavë në Liverpool. Mediat e huaja shkruajnë se në deklaratën e sekretares së jashtme Liz Truss Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në dialog dhe të bëjnë përparim në këtë proces pa vonesa.

Ne i kërkuam Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe të bëjnë përparim pa vonesa të mëtejshme”,-thuhet në fund të faqes së parë të deklaratës.

Gjatë takimit ministrat e jashtëm kanë shprehur një “mbështetje të vendosur” për integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Ne ofruam mbështetjen tonë të vendosur për territorin e vendit, integritetin, sovranitetin dhe unitetin, dhe për punën e Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Operacionin EUFOR Althea, si dhe Përfaqësuesit të Lartë Schmidt dhe selisë së NATO-s në Sarajevë”,- thuhet në këtë deklaratë.

Mbledhja vjen disa ditë pasi kreu i ri i forcave të armatosura të Britanisë, Admirali Sir Tony Radakin e përshkroi si thellësisht shqetësues grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni dialogu kosove-sebi g7 liz truss dialogu kosove-sebi g7 liz truss

Sondazh

Poll