Bota

Profesori grek habit me deklaratën: Kush nuk vaksinohet le të jetojë në mal

13 Dhjetor 2021, 12:33 Nga DOSJA
Profesori grek habit me deklaratën: Kush nuk vaksinohet le të

GREQI –  Profesori i hematologjisë në Universitetin e Sorbonës, Grigoris Gerotziafas tha se vaksinimi universal kundër koronavirusit wshtw zgjidhja për të gjithë

Sipas News.it ai tha se vendimi i qeverisë për zgjatjen e vaksinimit të detyrueshëm është shumë korrekt, por theksoi se e konsideron të gabuar kryerjen e tij në bazë të moshës, pasi e vetmja mënyrë për të përballuar pandeminë e koronavirusit është vaksinimi universal. Madje, ai nxitoi të shtojë se nuk mund të flitet për detyrim pa penalitete të cilat gjithashtu duhet të jenë universale dhe të mos lejojnë që të pasurit të shpëtojnë prej tyre. Ai theksoi se në Greqi polemikat duhet të ndalen dhe të ketë një konsensus për menaxhimin e pandemisë, pasi askush nuk mund të mbajë peshën e qindra të vdekurve çdo ditë, ndërkohë që do të duhet të merren vendime të vështira.

Duhet të ulemi në tryezë, të komunikojmë dhe të vendosim për masa të ashpra, sepse kur flasim për vaksinimin total të detyrueshëm është një masë e ashpër dhe e bëjmë për arsye domosdoshmërie”, tha ai.

Ai theksoi se vaksinimi i detyrueshëm nuk do të thotë injeksion i detyruar, por shpjegoi se ata që zgjedhin të mos vaksinohen nuk do të jenë në gjendje të jenë pjesë e një funksioni normal shoqëror.

“Kushdo që nuk dëshiron të vaksinohet, nuk duhet të vaksinohet, por nuk mund të marrë pjesë në shoqëri. Rregullat janë të thjeshta. Ai mund të shkojë në male dhe të jetë vetëm. “Askush nuk do ta detyrojë të vaksinohet atje,” vuri në dukje ai.

Ai përsëriti se koronavirusi është një sëmundje të rëndë dhe vdekjeprurëse, ndërsa me shfaqjen e mutacionit Omicron duket se mund të transmetohet shumë më shpejt. Bazuar në këto të dhëna, ekspertët presin një valë shumë të fortë në janar, edhe në Francë, ku shkalla e vaksinimit për ata mbi 12 vjeç arrin në 90%.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni bianci i covid ne bote covid ne greqi greqia perpapja e covid ne bote bianci i covid ne bote covid ne greqi greqia perpapja e covid ne bote

Sondazh

Poll