Aktualitet

Shkelje të rënda displinore / KLP nis seancën dëgjimore për prokurorin e Pogradecit

13 Dhjetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
Shkelje të rënda displinore / KLP nis seancën dëgjimore

TIRANË – Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndaj magjistratit Shkëlqim Kokona, i cili akuzohet për shkelje të rënda profesionale, që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës, për të cilën kërkohet edhe shkarkimi i tij nga detyra.

Prokurori Kokona, sipas hetimit disiplinor të depozituar në KLP, ka sjellje të përsëritur refuzuese për mosmarrjen e dosjeve në dorëzim, ka shkaktuar në shumë çështje shtyrje të gjykimit, madje në shumë prej tyre as nuk ka marrë pjesë për kohë me radhë.

Shkeljet për të cilat akuzohet prokurori Kokona:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra”, për magjistratin SH.K., për shkelje të rënda profesionale, që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, i nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike nga ana e prokurorit SH.K., prokuror në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtarinë hetimore të magjistratit në periudhën 2018-2021, provohet se:

Për sa më sipër, i kërkohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit SH.K., me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 148/d pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni  102, pika 1 shkronja “b” nënpika “ii”, neni 102 pika 1 shkronja “ç”, “d”, “dh”, “g” dhe neni 102 pika 2 shkronja “a” dhe “dh” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klp prokurori i pogradecit shkelqim kokona klp prokurori i pogradecit shkelqim kokona

Sondazh

Poll