Aktualitet

PD në gjyq! Basha kallëzon ish-funksionarët: Falsifikatorë. Komisioni: Shpifës

13 Dhjetor 2021, 12:32 Nga DOSJA
PD në gjyq! Basha kallëzon ish-funksionarët: Falsifikatorë.

TIRANË– Partia Demokratike është zyrtarisht në gjyq. Ditën e sotme, pas muajsh të tërë përpasje me replika, akuza e ndërakuza nga të dyja palët, gjithçka ka marrë formën zyrtare.  Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, deputeti Edmond Spaho, ish-kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi, si dhe ish-sekretarët Ivi Kaso, Ervin Minarolli janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Partia Demokratike.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka qenë edhe personi që ka dorëzuar padinë në SPAK, deputetët e ish-sekretarët akuzohen se kanë falsifikuar vulën e Partisë Demokratike e simbole të tjera zyrtare të selisë blu pasi janë bërë pjesë e lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili mbajti edhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania” më 11 dhjetor. Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

Pas depozitimit të kësaj padie ka ardhur një kundër-padi nga ana e Komisionit për rithemelimin e Partisë Demokratike. Komisioni me në krye deputetin Belind Këlliçi e ka ftuar kryedemokratin Lulzim Basha që të përballet në gjykatë me ta për faturat e kostot e ‘Foltoreve’ të iniciiuara nga ish-kryeministri Sali Berisha e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor nq stadiumin “Air Albania” ku dhe u vendos shkarkimi i Bashës. Sipas Komisionit, Basha ka shpërndarë lajme në mediat e paguara nga kryeministri Edi Rama që flasin mbi kostot që sipas tyre nuk janë aspak të vërteta. Faturat, sipas Komisionit do të bëhen publike brenda pak ditësh. Deri më tani e vetmja deklaratë publike për këto kosto është bërë nga vetë Këlliçi, i cili është shprehur se vetëm rezervimi i stadiumit për 11 Dhjetorin ka kushtuar 10 milionë lekë të vjetra. 

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi me kërkesë të Kryesisë së PD-së Këshillim Kombëtar të partisë në orën 15:00. Nga 479 anëtarë që ka në total Këshilli Kombëtar i PD-së, 290 të tillë u paraqitën në mbledhje por vetëm 257 morën pjesë në procesin e votimit. Me 251 vota pro, katër kundër dhe dy vota të pavlefshme Paloka u shkarkua nga posti i Kryetarit të Këshillit Kombëtar si dhe të tjerët nga funksionet e tyre. Të shkarkuar janë: Edi Paloka (Kryetar i Këshillit); Belind Këlliçi; Ivi Kaso; Albana Vokshi; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi; Flamur Noka; Ervin Minarolli; Ledina Mandia dhe Tomorr Alizoti.

Çfarë ndodhi më 11 dhjetor?

Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme. Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Basha nuk e njeh vendimin, duke paralajmëruar edhe ndëshkime, ku nuk përjashtohet mundësia që ta largojë Berishën përgjithmonë nga partia.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Padia për ish-funksionarët e PD, Berisha: Basha është i pashpresë, ka prekur fundin

Kostot e Foltores, Komisioni për rithemelimin e PD hedh Bashën në gjyq!

EMRA- AKUZAT/ PD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë: Falsifikuan vulën e simbolet

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore gazment bardhi komisioni për rithemelimin e partisë demokratike lulzim basha partia demokratike pd ne gjyq gazment bardhi komisioni për rithemelimin e partisë demokratike lulzim basha partia demokratike pd ne gjyq

Sondazh

Poll