Aktualitet

Pse u rrethua selia e PD-së? Noka shkresë Gledis Nanos: Nga ju erdhën të dhënat?

13 Dhjetor 2021, 11:42 Nga DOSJA

TIRANË– Deputtei i Partisë Demokratike, Flamur Noka i është drejtuar me një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

Noka, kërkon të dijë se përse selia e PD-s u rrethua nga forca policie më 11 Dhjetor, ku u mbajt Kuvendi i thirrur nga delegatët që u finalizua me votimin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Noka shkruan se kërkon të dijë se kush ishin arsyet që policia rrethoi selinë blu e se nga kush i mbërrit informacioni e se kush ishte institucioni që kërkoi këto forca policie.

Me 11 dhjetor policia e shtetit shkoi me urgjencë pranë selisë së Partisë Demokratike. Furgonët u panë të futen brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë, godinë e cila ndodhet vetëm disa metra larg selisë blu. Nuk dihet arsyeja se përse furgonët u paraqitën në seli. Prezenca e tyre solli reagime të shumta nga anëtarët e Partisë Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike flamur noka gledis nano flamur noka gledis nano

Sondazh

Poll