Bota

Tronditet Selaniku / E pushojnë nga puna, gruaja hyn në pastiçeri dhe qëllon me armë

13 Dhjetor 2021, 10:21 Nga DOSJA
Tronditet Selaniku / E pushojnë nga puna, gruaja hyn në

SELANIK – Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në zonën e Nea Madyto të Selanikut, teksa një grua është futur në ambientet e një pastiçerie dhe ka qëllua me armë zjarri drejt punonjësve që ishin brenda.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur e plagosur një punonjëse, e cila është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave greke, e plagosura është qëlluar tre herë, ndërsa mësohet se shkak është bërë largimi nga puna e të dyshuarës dhe për të marrë hak, ajo është kthyer e armatosur dhe ka qëlluar ndaj stafit.

Autorja është vënë në pranga nga policia, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Marrë nga cnn.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota selanik sulm me arme zjarri selanik sulm me arme zjarri

Sondazh

Poll