Politike

VD-Urimi i Çelës me foton e Enverit, Nikolla: E papranueshme

13 Dhjetor 2021, 11:59 Nga DOSJA
VD-Urimi i Çelës me foton e Enverit, Nikolla: E papranueshme

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla e cilëson si të papranueshme urimin për festat e nëntorit të bërë nga deputeti socialist Bujar Çela. Gjatë bashkëbisedimit me gazetartë, Nikolla u shpreh se urimi është i papranueshëm për një deputet të Kuvendit, që të përdore të tilla situata në një ditë feste.


‘Sa i përket asaj që ju përmendët, regjimi i Enver Hoxhës ka qenë një regjim që e kemi hequr me dhunë. Ka një kërkesë për rastin në fjalë dhe me rastin më të parë do të shqyrtohet, pavarësisht se si ndodhi, është e pa pranueshme që një deputet i Kuvendit të përdorë të tilla situata në një ditë feste siç ishte ajo e Pavarësisë”, tha Nikolla.

Në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela uroi 28 vjetorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte stampuar edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky urim, mori atë ditë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë hap, si fyes dhe poshtërues.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bujar çela lindita nikolla urimi me enver hoxhen bujar çela lindita nikolla urimi me enver hoxhen

Sondazh

Poll