Politike

Berisha: Basha ka ushtruar presion për Kuvendin Kombëtar

12 Dhjetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Berisha: Basha ka ushtruar presion për Kuvendin Kombëtar

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka ushtruar presion ndaj demokratëve që e kanë mbështetur atë për 11 dhjetor. Teksa mbante fjalën e tij në foltoren virtuale me shqiptarët në Florida, SHBA, Berisha tha se Basha e dinte që Kuvendi do t’ju tregonte vendin e meritur për shkelmimin që i kanë bërë statutit të PD. Sipas Berishës, Basha ka pasur dhe mbështetjen e Kim për këtë gjë. 

“Basha e dinte që Kuvendi do t’ju tregonte vendin e meritur për shkelmimin që i kanë bërë statutit të PD dhe formueve të kësaj partie. Ka pasur presione të pandershme nga pengu i qeverisë Basha, që është vetëm deputet. I asistuar në një mënyrë a një tjetër edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha vijon me foltoret, takim me shqiptarët në Florida

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne florida sali berisha sali berisha ne florida

Sondazh

Poll