Politike

VD-Meta ktheu projektbuxhetin e vitit 2022, Nikolla: E ka bërë rrugë tashmë

13 Dhjetor 2021, 11:55 Nga DOSJA
VD-Meta ktheu projektbuxhetin e vitit 2022, Nikolla: E ka bërë

TIRANË – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një tryezë diskutimi me gazetarët, ndërsa iu është përgjigjur disa pyetjeve të tyre në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, por jo vetëm.

Së pari, duke folur për kthimin mbrapsht të projektbuxhetit të vitit 2022 nga ana e Presidentit Meta pasi sipas tij nuk përmbushte normat sociale, kryeparlamentarja Nikolla u shpreh se këto gjëra tanimë janë kthyer në një normë nga ana e kreut të shtetit, por sipas saj, komisionet përkatëse kanë vullnetin, madje edhe deputetët e opozitës, për ta shqyrtuar dhe diskutuar argumentet e Metës, ndërsa garantoi se do të bëhet një process i rregullt parlamentar, duke pasur edhe debate në seancën plenare.


Znj. Nikolla si e komentoni veprimin e Presidentit Meta, i cili riktheu për shqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2022?

“Fatkeqësisht është kthyer në një normë tashmë që Presidenti kthen ligje të rëndësishme. Por, megjithatë komisionet përkatëse kanë vullnetin, madje edhe deputetët e opozitës, për  të shqyrtuar të gjitha argumentet e Presidentit, në një proces të rregullt parlamentar. Madje do të kemi edhe një debat për këtë çështje në seancë plenare.”, është shprehur në lidhje me këtë pyetje, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në argumentet e dhëna nga Presidenti Meta, ai e ka cilësuar këtë buxhet si antisocial dhe ka shpjeguar se sipas tij buxheti nuk parashikon asnjë ndihmë shtesë ekonomikë për ata 258,840 qytetarë që sipas tij jetojnë me 0.7 dollarë në ditë. Ai e quan buxhetin josuportues edhe për pensionistët në qytet që sipas tij jetojnë me 4.8 dollarë në ditë dhe për ata në fshat që jetojnë me 2.8 dollarë në ditë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lindita nikolla presidenti meta projektbuxheti i vitit 2022 lindita nikolla presidenti meta projektbuxheti i vitit 2022

Sondazh

Poll