Politike

Berisha: Me garanci të socialistëve janë liruar nga burgu vrasës serialë

12 Dhjetor 2021, 18:47 Nga DOSJA
Berisha: Me garanci të socialistëve janë liruar nga burgu

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj socialistëve. Teksa mbante fjalën e tij gjatë foltores virtuesle me shqiptarët në Florida të SHBA-ve, Berisha tha se nga burgjet e Shqipërisë kanë dalë dhe vrasës serialë. Sipas ish-kryeministrit, ata kanë pasur mbështetjen e pushtetarëve socialistë. 

“Në rast se ligji funksionon siç duhet e vrasësi merr dënimin e merituar, sipas shkallës të vrasjes, dënimi shkon deri mbi 40 vjet, e atëherë shanset e hakmarrjes janë shumë të vogla, edhe shteti është në funksion krejtësisht normal. Unë mund të them se janë liruar nga burgu vrasës serial, për shkak të lidhjeve politike me garanci të qeveritarëve socialistë, në shumë raste,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha vijon me foltoret, takim me shqiptarët në Florida

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne florida aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne florida

Sondazh

Poll