Politike

Meta për buxhetin e vitit 2022: Dëmton fermerët shqiptarë dhe godet prodhimin vendas

13 Dhjetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
Meta për buxhetin e vitit 2022: Dëmton fermerët shqiptarë

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish sot në lidhje me buxhetin e vitit 2022, t eksa ka dhënë një prej arsyeve se përse nuk e ka dekretuar këtë buxhet, të cilin e ktheu në Kuvend pak ditë më parë. Meta thotë se ky buxhet dëmton fermerët dhe godet prodhimin vendas. Sipas tij, qeveria ka ulur fondet për bujqësinë dhe nuk plotëson kërkesat e fermerëve që protestojnë.

Reagimi i Presidentit Meta:

“Buxheti 2022” dëmton fermerët shqiptarë dhe godet prodhimin vendas. Nuk e dekretova me miratim sepse Qeveria ka ulur fondet për bujqësinë, nga 0.73% në 0.68% të prodhimit të brendshëm bruto dhe nuk ka plotësuar kërkesat e fermerëve, që po protestojnë. Mbështetja e sektorit të bujqësisë është jetik për ekonominë e vendit dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm.”

Ndër argumentet e tjera të dhëna nga Presidenti Meta, ai e ka cilësuar këtë buxhet si antisocial dhe ka shpjeguar se sipas tij buxheti nuk parashikon asnjë ndihmë shtesë ekonomikë për ata 258,840 qytetarë që sipas tij jetojnë me 0.7 dollarë në ditë. Ai e quan buxhetin josuportues edhe për pensionistët në qytet që sipas tij jetojnë me 4.8 dollarë në ditë dhe për ata në fshat që jetojnë me 2.8 dollarë në ditë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike presidenti ilir meta projektbuxheti i vitit 2022 presidenti ilir meta projektbuxheti i vitit 2022

Sondazh

Poll