Politike

Demokratët e kyçur në selinë blu, Basha: Ditë e bukur sot, më mirë do bëhet…

13 Dhjetor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Demokratët e kyçur në selinë blu, Basha: Ditë e bukur

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është filmuar mëngjesin e sotëm duke hyrë brenda selisë së Partisë Demokratike. I buzëqeshur, Basha shprehet për gazetarët se dita e sotme është e bukur e se ditë akoma më të bukura do të vijnë.

“Është një ditë e bukur sot, më mirë do të bëhet”, thotë Basha teksa shikon lart nga qielli.

Mirëpo, kjo lëvizje e Bashës vjen shumë papritur, pasi pak minuta më parë Bislim Ahmetaj, kryetari i ‘Grupimit ’90”, akuzoi se dikush kishte ndërruar bravën e derës kryesore dhe të jashtme, duke i lënë brenda selisë. Përballë gazetarëve ai tha se kishin telefonuar personelin mirëpo ata nuk kishin kthyer përgjigje për këtë ndryshim të bërë.

Basha u fut brenda selisë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke mos komentuar akuzat e ngritura nga Ahmetaj.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll