Bota

Autobusi del nga rruga, 18 të vdekur dhe 25 të plagosur në Ekuador

13 Dhjetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Autobusi del nga rruga, 18 të vdekur dhe 25 të plagosur në

EKUADOR – Të paktën 18 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën në një aksident në kantonin Sucua të provincës Amazoniane të Morona Santiago në Ekuadorin jugor ku një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga.

Sipas Business Standart, aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në Huambi, kur autobusi që mbulonte rrugën Macas-Loja doli nga korsia dhe u përmbys. Trupat u transferuan në morgun e Sucua dhe 25 personat e plagosur, përfshirë të mitur dhe të rritur, u dërguan në spitale të ndryshme lokale.

Ndihma e menjëhershme ka shkuar në vend teksa njësitë e ndihmës së shpejtë dhe njësitë e zjarrfikësve po shkojnë në vendngjarje. Gjithçka do i kalojë Shërbimit Hetimor të Aksidenteve Rrugore dhe Kriminalistikës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aksident ne ekuador autobusi i aksidentuar ekuador aksident ne ekuador autobusi i aksidentuar ekuador

Sondazh

Poll