Politike

“Buxheti 2022 është anti-social”, Meta nuk e dekretoi dhe e riktheu në Kuvend

12 Dhjetor 2021, 19:35 Nga DOSJA
“Buxheti 2022 është anti-social”, Meta nuk e dekretoi dhe

TIRANË – Presidenti i vendit Ilir Meta ka treguar se nuk e dekretoi buxhetin e vitit 2022 dhe e riktheu në Kuvend pasi sipas tij nuk përmbushte normat sociale.

Ai e ka cilësuar këtë buxhet si antisocial dhe ka shpjeguar se sipas tij buxheti nuk parashikon asnjë ndihmë shtesë ekonomikë për ata 258,840 qytetarë që sipas tij jetojnë me 0.7 dollarë në ditë. Ai e quan buxhetin josuportues edhe për pensionistët në qytet që sipas tij jetojnë me 4.8 dollarë në ditë dhe për ata në fshat që jetojnë me 2.8 dollarë në ditë.

Shkrimi i plotë:

Buxhetin 2022” është ANTISOCIAL. Dekretova kthimin në Kuvend sepse nuk parashikon ASNJË ndihmë shtesë ekonomike për:  258,840 qytetarë, që jetojnë me 0.7 USD/ditë;  440,579 pensionistë në qytet, që jetojnë me 4.8 USD/ditë; 103,626 pensionistë në fshat, që jetojnë me 2.8 USD/ditë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 ilir meta presidenti ilir meta buxheti 2022 ilir meta presidenti ilir meta

Sondazh

Poll