Bota

Mali i Zi/ Sot shqyrtohet mocioni i mosbesimit për qeverinë Krivokapiç

13 Dhjetor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Mali i Zi/ Sot shqyrtohet mocioni i mosbesimit për qeverinë

MALI I ZI- Sot më Parlamentin e Malit të Zi do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç. Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri Zdravko Krivokapiç shtyu udhëtimin e tij në një konferencë ndërqeveritare në Bruksel për të qëndruar në Podgoricë dhe për të pritur një votëbesim ndaj qeverisë.

Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet. Kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA” dhe zëvëndës kryeministri, Dritan Abazoviç është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviç ka shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të ketë sukses.

(f.i/dosja.al)mocioni 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic milo gjukanoviç mocioni i mosbesimit nda qeverise krivokapiç zdravko krivokapić dritan abazovic milo gjukanoviç mocioni i mosbesimit nda qeverise krivokapiç zdravko krivokapić

Sondazh

Poll