Bota

Bllokohen mbi 50 mijë euro, shtëpi e banesa të dy fajdexhinjve në Pejë

13 Dhjetor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Bllokohen mbi 50 mijë euro, shtëpi e banesa të dy fajdexhinjve

KOSOVË – Prokuroria Themelore e Pejës ka bllokuar pasurinë e dy personave që jepnin para me fajde, ndërsa mësohet se shuma e bllokuar arrin në mbi 50 mijë euro nga llogaritë e tyre bankare.

Sipas Prokurorisë, është urdhëruar ngrirja e aseteve si një banesë në Prishtinë, një shtëpi në Pejë, katër parcela dhe një tokë bujqësore në Pejë.

“Në çështjen penale kundër dy të pandehurve për shkak të veprës penale të fajdesë nga neni 331 i KPRK-së, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka vazhduar me ngrirjen e pasurisë së pajustifikuar, ashtu që ka lëshuar urdhrin për ngrirje të aseteve dhe atë: një banesë me 90 m2 në Prishtinë; një shtëpi dy katëshe me oborr në Pejë; dhe katër parcela me sipërfaqe 30,542 m2 tokë bujqësore klasa 3 në Pejë. “Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”, thuhet në vendimin e Prokurorisë së Pejës për rastin në fjalë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bllokohet pasuria fajdexhinj kosove pejë bllokohet pasuria fajdexhinj kosove pejë

Sondazh

Poll