Bota

Kreu i FSK, Bashkim Jashari merr gradën gjenerallejtënant

13 Dhjetor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Kreu i FSK, Bashkim Jashari merr gradën gjenerallejtënant

KOSOVË- Gjeneralmajor Bashkim Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, tashmë edhe kreu i Forcave të Sigurisë në Kosovë, ka marrë një tjetër gradë ditën e sotme.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një ceremoni të mbajtur sot e ka graduar Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant. Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.

Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor. Ai shërbente më parë si Shef i Inspektoratit gjeneral në ministrinë e FSK-së, si gjeneral brigade. Para disa vitesh, Jashari u gradua nga gjeneral brigade në gjeneral major nga ish-presidenti Thaçi. Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora bashkim jashari kreu i ri i fsk vjosa osmani bashkim jashari kreu i ri i fsk vjosa osmani

Sondazh

Poll