Bota

S’kishte bërë vaksinën e Covid, i riu fut 50€ mes dokumentave që të kalojë kufirin

13 Dhjetor 2021, 09:48 Nga DOSJA
S’kishte bërë vaksinën e Covid, i riu fut 50€ mes

KOSOVë –  Një qytetar nga Shqipëria është arrestuar nga Policia e Kosovës në kufi teksa është përpjekur të kalojë nga Shqipëria për në Kosovë pa pasur një vërtetim se ka marrë vaksinën anti-COVID.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:30 në pikën e kalimit kufitar në Vermicë. Ai është përpjekur të korruptojë policët teksa i ka futur 50€ mes dokumentave. Kjo ka sjellë arrestimin e tij të menjëhershëm dhe është dërguar në paraburgim.

Njoftimi i Policisë:

Vermicë, 12.12.2021-20:30. është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora 2 dozat e vaksines dogana e vermices i pavaksinuar 2 dozat e vaksines dogana e vermices i pavaksinuar

Sondazh

Poll