Bota

VD- Spektakolare/ Hajdutët në SHBA vjedhin në 20 sekonda ora me vlerë miliona euro

13 Dhjetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
VD- Spektakolare/ Hajdutët në SHBA vjedhin në 20 sekonda ora me

SHBA- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Çikago, ku dy burra në më pak se 20 sekonda kanë vjedhur disa ora me vlerë miliona euro. Mediat e huaja shkruajnë se vjedhja ndodhi në një ekspozitë makinash luksoze në Çikago. Të dyshuarit, të maskuar dhe të veshur me kapuç, kanë hyrë në dyqan rreth mesditës. Njëri prej hajdutëve ka qëndruar pranë derës së ekspozitës me armë, ndërsa tjetri ka thyer një vitrinë me çekiç dhe ka vjedhur të paktën tetë ora luksoze.

Pronari Joe Perillo i tha kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tjerë që duhet të ndërmarrin veprime ose bizneset do të largohen nga qyteti.

“Unë e kam një vend në periferi. Vendi është i mrekullueshëm. Nuk ka asnjë krim atje. Njerëzit nuk duan të vijnë në qytet,’– tha ai.

Policia po heton grabitjen, pasi një video është siguruar nga kamerat e sigurisë të ekspozitës dhe po punohet për indetifikimin dhe kapjen e hajdutëve.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota çikago grabitje grabitje ne shba çikago grabitje grabitje ne shba

Sondazh

Poll