Bota

E rëndë në Greqi, 49-vjeçari merr peng të ëmën, godet me thikë një punonjës policie

13 Dhjetor 2021, 08:23 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, 49-vjeçari merr peng të

GREQI – Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj, Greqi, ku raportohet se një 49-vjeçar ka marrë peng të ëmën dhe ka kërcënuar se do e vrasë atë. Ata kanë pasur një debat të fortë në banesë, gjë që u dëgjua nga fqinjët që morën në telefon policinë pas zhurmës në banesën e tyre.

Pas negociatave, policia ka arritur të nxjerrë nënën nga shtëpia por në momentin e arrestimit, 49-vjeçari goditi me thikë efektivin e policisë. Mësohet se 49-vjeçari vuan nga probleme të theksuara psikologjike.

Marrë nga pentapostagma.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota greqi pengmarrje ne greqi policia greke greqi pengmarrje ne greqi policia greke

Sondazh

Poll