Bota

Moti i keq në Kroaci/ DHMZ jep alarmin: Merrni masa vetëmbrojtëse

13 Dhjetor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Moti i keq në Kroaci/ DHMZ jep alarmin: Merrni masa vetëmbrojtëse

KROACI- Moti i keq pritet në Kroaci në zonat e rajonit të Rijekës, Kvarner dhe Kvarneriç, Kanalin Velebit dhe Dalmacinë veriore. Erërat e forta që priten të pushtojnë zonat kanë ngritur alarmin e kuq. Mediat e huaja shkruajnë se erërat mund të shkaktojnë dëme të mëdha si probleme në qarkullim, thyerja e pemëve. 

Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik i Kroacisë (DHMZ) i bëri thirrje popullatës që të ketë kujdes, pasi priten të fryjnë erëra deri në 165 kilometra në orë.

“Merrni masa vetëmbrojtëse. Ekziston një rrezik për sigurinë personale për shkak të rrëzimit të pemëve, thyerjes së degëve dhe fluturimit të mbeturinave. Priten dëmtime të shumta në struktura, ndërprerje të qarkullimit dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike”,– thuhet në paralajmërim.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota instituti shtetëror hidrometeorologjik kroaci moti i keq moti i keq ne kroaci instituti shtetëror hidrometeorologjik kroaci moti i keq moti i keq ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 13 Dhjetor 2021, 06:49

Europa ime: Duhet një fillim i ri në Ballkan

Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të shtuna njëra pas tjetrës ndërkohë, dhe bllokuan autostrada, ura dhe pika të rëndëdishme rrugore për...