Politike

Pas Ramës, Sarkozy i shkon në zyrë Metës. Presidenti: Shqipëria do vijojë të mbështet tek Franca

21 Qershor 2019, 17:48 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-presidenti i Francës, Nikola Zarkozy pas një takimi me Edi Ramën, ka shtrenguar duart dhe me Ilir Metës. Presidenti ka pritur Zarkozy-n duke u shprehur se Franca është një mbështetje e madhe për Shqipërinë.

“Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. Mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”, mësohet të ketë thënë Meta gjatë takimit.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Meta ka shprehur dhe njëherë kënaqësinë për këtë takim duke falenderuar ish-presidentit e Francës.

Sarkozy ndodhet në Shqipëri së bashku me bashkëshorten e tij, Carla Bruni Sarkozy, e cila do të mbajë një koncert mbrëmjen e sotme në Butrint. Carla Bruni është e ftuar speciale në Butrint në ‘Festën e muzikës’ dhe do këndojë për publikun shqiptar 11 këngë nga albumi i saj ‘French touch’.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta koncerti i carla brunit nikola zarkozy edi rama ilir meta koncerti i carla brunit nikola zarkozy

Sondazh

Poll