Politike

Berisha: Yuri Kim, kataliste në marrjen peng të Opozitës!

12 Dhjetor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Berisha: Yuri Kim, kataliste në marrjen peng të Opozitës!

SHBA– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar kataliste të ‘pengmarrjes’ së Opozitës ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Teksa mbante fjalën në foltoren virtuale me shqiptarët në Florida të SHBA-ve, Berisha tha se Kim e ka asistuar procesin e marrjes peng të Partisë Demokratike.

“Yuri Kim me ndërhyrjet e saj është kataliste dhe në marrjen peng të Opozitës. Më 19 u shpall një vendim ku thuhej se unë jam shpallur non-grata për korrupsion. Menjëherë i dërgoj një letër Antony Blinken dhe i them se ky është një akt lobimi i Ramës dhe Soros. George Soros fillimisht u bë sponsor i shoqërisë civile në Shqipëri dhe unë e mirëprita këtë veprim të tij, por çfarë konstatova se gjithë rrjeti përbëhej nga individë dhe eksponentë të ekstremit të majtë. Ai u vendos nën ombrellën apo si levë e Partisë Socialiste. Me fonacionin e tij ndërmori reformën ne drejtësi në Shqipëri me qëllimin e tij për t’i dhënë Ramës një dorë. Cilat janë rezultatet të dashur miq? Katastrofale,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR: Berisha vijon me foltoret, takim me shqiptarët në Florida

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne florida aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne florida

Sondazh

Poll