Politike

U kap duke “përgjuar” Berishën, Jul Deda: Para se të nxirrte doktori celularin…

12 Dhjetor 2021, 20:06 Nga DOSJA
U kap duke “përgjuar” Berishën, Jul Deda: Para se të

TIRANË– Julian Deda, aktori i humorit që është edhe pjesë e Partisë Demokratike ka bërë një postim në rrjetet sociale, një ditë pasi bëri xhiron e medoave pasi u kap duke ‘përgjuar’ celularin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në profilin e tij në Facebook, Deda shkruan se nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Partisë Demokratike sot pasi ai që e thirri, kryedemokrati Lulzim Basha, është thjesht një deputet për të.

Fotoja që po shikoni, shton Deda me humor, është shkrepur para se Berisha të nxirrte celularin nga xhepi.

“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë. Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…! P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…!”- shkruan Deda krah postimit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike julian deda sali berisha julian deda sali berisha

Sondazh

Poll