Politike

Kërkon të dijë abstenuesit! Bardhi: Të lexojmë pak emrat, kush mori pjesë në votim

12 Dhjetor 2021, 18:36 Nga DOSJA
Kërkon të dijë abstenuesit! Bardhi: Të lexojmë pak

TIRANË– Salla e Partisë Demokratike u mbush sot me 290 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 479 që janë në total. Prej tyre, vetëm 257 morën pjesë në procesin e votimit për shkarkimin e Edi Palokës si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe anëtarëve të kryesisë që kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

33 të tjerët kanë abstenuar. Për rrjedhojë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që të lexohen të gjithë emrat e atyrë që morën pjesën në votim. 

“Për transparencë, duhet të lexojmë të gjithë emrat e personave që morën pjesë në votim,”– tha Bardhi.

“Po, më lejo të plotësoj procesverbalin dhe më pas do të lexojmë të gjithë emrat,”– tha Jemin Gjana. 

Duke lexuar emrat e tyre do të kuptohet edhe se cilët janë abstenuesit. 

LAJM KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi keshilli i pd 12 dhjetor 2021 gazment bardhi keshilli i pd 12 dhjetor 2021

Sondazh

Poll