Politike

Takimi blic i amerikanëve me Bashën dhe Kryemadhin, POROSIA e prerë: Dhuna ju fut në listën e zezë të DASH

21 Qershor 2019, 17:40 Nga DOSJA
Takimi blic i amerikanëve me Bashën dhe Kryemadhin, POROSIA e

TIRANË– Ditën e djeshme, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ka shkuar një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit me krerët e dy prej partive më të mëdha opozitare, zv.Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski ka bërë një paralajmërim të fortë. 

Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!,”-mësohet se ka thënë Koski. 

Por nga protesta e nëntë kombëtare që opozita joparlamentare mbajti këtë të premte, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mohoi të ketë pasur një takim të tillë. 

“Nuk ka pasur asnjë punonjës të Ambasadës Amerikane që ka bërë takim në LSI”, tha ajo.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada amerikane daniel koski dhuna ne protesta lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 21 qershor 2019 ambasada amerikane daniel koski dhuna ne protesta lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll