Aktualitet

Basha publikon rezolutën: Më 18 dhjetor do zgjedhim të ardhmen!

12 Dhjetor 2021, 20:29 Nga DOSJA
Basha publikon rezolutën: Më 18 dhjetor do zgjedhim të ardhmen!

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar rezolutën që u firmos sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, krah rezolutës shkruan se Partia Demokratike ka zgjedhur të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta. Sipas Bashës, PD-ja do të shndërrohet në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë!”- shkruan Basha krah dokumenteve. 

LAJM KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike keshilli i pd 12 dhjetor 2021 lulzim basha keshilli i pd 12 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll