Aktualitet

Dëbora bllokon 10 fshatra në Gollobordë, banorët revoltohen: Zhbllokoni rrugët

12 Dhjetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Dëbora bllokon 10 fshatra në Gollobordë, banorët revoltohen:

DIBËR – Moti i keq në Shqipëri ka bërë që reshjet e dendura të borës të bllokojnë qarkullimin në disa akse rrugore në vend

Kjo ka ndodhur edhe në zonën e Gollobordës, në Dibër ku 10 fshatra janë izoluar pasi dëbora e cila ka shkuar mbi 1 metër dhe era e fortë kanë bllokuar gjithçka. Që prej ditës së premte në këtë zonë nuk ka qarkulluar asnjë lloj automjeti.

Gjithashtu i bllokuar është dhe aksi rrugor nacional Librazhd-Bulqizë si dhe ai Sterblev-Klenjë-Shupenz, ku trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra. Banorët të bllokuar kanë kërkuar zhbllokimin e rrugëve sepse moti i keq i ka “ngujuar” në fshat.

LAJM KRYESOR: LIVE-Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt në Vlorë, evakuuohen banorët. 1000 ha nën ujë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen rrugët në dibër diber e madhe golloborda moti i keq ne shqiperi bllokohen rrugët në dibër diber e madhe golloborda moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll