Aktualitet

Hashash të mbjellë në vazo dhe çifte pa leje, arrestohen dy të rinjtë në Tepelenë

12 Dhjetor 2021, 18:32 Nga DOSJA
Hashash të mbjellë në vazo dhe çifte pa leje, arrestohen

TEPELENË – Policia ka arrestuar dy persona ditën e sotme në Tepelenë pas një kontrolli në shtëpitë e tyre ku u gjeti armë dhe hashash të mbjellë në vazo.

Aliosha Hasani 32 vjeç dhe Amarido Xhezaj 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan u arrestuan pasi Policia gjeti një sasi hashashi, armë gjahu pa leje dhe karikator me fishekë teksa u gjetën edhe vazo të mbjella me hashash gjatë një kontrolli në shtëpitë e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje dhe fishekë. Vihen në pranga 2 poseduesit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasit Aliosha Hasani 32 vjeç dhe Amarido Xhezaj 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona arrestohet per arme pa leje gjirokastër-tepelenë mbante arme pa leje arrestohen dy persona arrestohet per arme pa leje gjirokastër-tepelenë mbante arme pa leje

Sondazh

Poll