Aktualitet

“IMSI-Catcher”, pajisja që përgjoi e gjurmoi vrasësit e Rolit, kishin ndërruar numra

12 Dhjetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
“IMSI-Catcher”, pajisja që përgjoi e gjurmoi vrasësit

TIRANË– Policisë së Lezhës, i është dashur të përdorë pajisjen gjurmuese “IMSI-Catcher”, për lokalizimin dhe arrestimin e tre personave që dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e Rakip Rulit, mëngjesin e 9 Dhjetorit në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se përdorimi i “IMSI Catcher” është kryer, për shkak se pas momentit të vrasjes, Llej Lika, babai i tij Skënder Lika dhe shoku i tyre Klajdi Gjexhaj, kanë mbyllur telefonat që kishin pasur në përdorim, duke përdorur numra të tjerë.

Disa biseda të kriptuara nga kjo pajisje, dhanë sinjale se personat ndodheshin në zonën e Fushë-Milotit, duke bërë që policia e Lezhës dhe Komisariati i Kurbinit, të përqendrojnë forcat, pikërisht në zonën ku fshiheshin autorët. Policisë i është dashur të negociojë me qëllim dorëzimin e tyre, dhe shmangien e çdo përplasjeje me armë.

Krimin e ka pranuar 22-vjeçar Llej Lika duke përjashtuar nga ngjarja babain dhe shokun e tij. Ai ështëshprehur se e ka vrarë Rolin pasi djemtë e tij e kanë rrahur më 8 korrik 2021 në Sanxhak të Kurbinit dhe se ka dashur të vendosë dinjitetin në vend.

Një pajiske ‘IMSI Catcher’ erdhi në Shqipëri nga Italia në vitin 2016 si pjesë e një trajnimi të përbashkët për identifikimin dhe lokalizimin e subjekteve nëpërmjet telefonit. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet imsi catcher rakip roli imsi catcher rakip roli

Sondazh

Poll