Aktualitet

POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, Basha i largon mbështetësit nga PD

12 Dhjetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, Basha i largon mbështetësit nga PD

TIRANË– Nga sot, Edi Paloka nuk është më Kryetari i Këshilli Kombëtar. Me 251 vota pro, katër kundër dhe dy vota të pavlefshme Paloka është shkarkuar nga ky post në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së që u thirr nga kryedemokrati Lulzim Basha. Nga 479 anëtarë që ka në total Këshilli Kombëtar i PD-së, 290 u paraqitën në mbledhjen e sotme.

Prej tyre, 257 anëtarë morën pjesë në votim, ndërsa 33 abstenuam. Nga 257 vota, 2 u shpallën të pavlefshme, ndërsa katër të tjerë dolën kundër propozimit të Kryesisë së Partisë Demokratike për të shkarkuar Palokën dhe anëtarët e kryesisë që mbështetën ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvendin e mbajtur në stadiumin “Air Albania” ku u shkarkua kryedemokrati Lulzim Basha. 

Të shkarkuar janë: Edi Paloka (Kryetar i Këshillit); Belind Këlliçi; Ivi Kaso; Albana Vokshi; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi; Flamur Noka; Ervin Minarolli; Ledina Mandia dhe Tomorr Alizoti.

Zëvendësuesit e tyre nuk dihen ende. Mbledhja e nisur në orën 15:00, ka mbledhur demokratët para kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili u ka dhënë dhe udhëzime për 18 dhjetorin, ditë që do të mbahet kuvendi i radhës i PD-së. 11 dhjetorin Basha e ka kosnideruar rithemelin e një partie anti-amerikane që nga koha e ditakturës duke e krahasuar is-kryeministrin Berisha me Enver Hoxhën.

Megjithatë nuk mbaron këtu. Pas Kuvendit dje që votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme. Pikërisht ky Komision do ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Dje, Arben Ristani paralajmëroi se nesër grupi i përzgjedhur do të shkonte në selinë e PD-së por nuk dha asnjë detaj tjetër.  Sot Komisioni i Rithemelimit të PD-së u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të bojkotojnë Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur nga Basha, duke e quajtur atë nul dhe të paligjshëm.

Por si ka nisur e gjitha?

Prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar për shkak se në maj Deparatamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata”, në selinë ka nisur një luftë mes ish-kryeministrit dhe Lulzim Bashës. Dje, Berisha mblodhi Kuvend të jashtëzakonshëm dhe e shkarkoi bashkë me të besuarit e vetë nga postet përkatëse. Ndërsa Basha nuk e njeh vendimin, duke paralajmëruar edhe ndëshkime, ku nuk përjashtohet mundësia që ta largojë Berishën përgjithmonë nga partia.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-PIKANTE! Lodhet Jemin Gjana, kolegu s’e ndihmon: Më dhemb koka

Kërkon të dijë abstenuesit! Bardhi: Të lexojmë pak emrat, kush mori pjesë në votim

Me 4 vota kundër! Shkarkohet Edi Paloka dhe anëtarët e kryesisë

Çudia! Demokrati voton me simbolin e dollarit, Gjana: E ka shprehur vullnetin

Nis numërimi! Shkarkimet në PD, votojnë 257 anëtarë, ç’ndodhi me 33 të tjerët

Basha u thërret demokratëve: Ejani se kam një komunikim për 18 dhjetorin!

Zbardhet fleta e votimit, ç’përmban letra ku vënë ‘x’ demokratët: Jeni dakort me…

Mbështetësit e Berishës, Bardhi: Sot i shkarkojmë nga funksionet, celula ilegale!

VD- Si do shkarkohen ‘tradhëtarët’ e 18 dhjetorit, nis votimi i fshehtë në kuti

Zbardhen debatet në mbledhje: PD nuk është as e Berishës dhe as e Bashës!

Publikohet rezoluta e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ç’u vendos

Bejko-Bashës: 18-dhjetori sfidë e vështirë, duhet të bindësh demokratët

Basha para demokratëve: U jam mirënjohës, të mos prevalojnë retorikat përçarës

Gjana: 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit s’duhet të jenë pjesë e PD-së

VD-Anëtarit i Këshillit bojkoton mbledhjen: Kërkova verifikim kuorumi, Basha refuzoi

Basha hap mbledhjen: Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane!

VD-LAJM/ Basha i buqëqeshur, pritet me ovacione në mbledhje, s’ndalen duartrokitjet

FOTOT- Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Sot mblidhet Këshilli Kombëtar, Basha MESAZH: PD s’do të mbahet peng nga askush

Komisioni i Rithemelimit të PD: Kuvendi i thirrur nga Basha, nul

Çfarë po ndodh?/ Luftë e hapur! Berisha fton demokratët në seli: Ju pres të gjithëve

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike keshilli i pd 12 dhjetor 2021 lulzim basha keshilli i pd 12 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll