Aktualitet

Moti i keq në vend, pezullohet mësimi në disa shkolla

12 Dhjetor 2021, 19:38 Nga DOSJA
Moti i keq në vend, pezullohet mësimi në disa shkolla

TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar se për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve që kanë mbuluar vendin do të pezullohet mësimi në disa shkolla të vendit.

Ajo ka thënë më anë të një njoftimi në Facebook se situata e rëndë po monitorohet me kujdes dhe duke marrë shkas nga përmbytjet në qarkun e Vlorës dhe të Fierit do të pezullohet mësimi në gjimnazin “Hajredin Beqari” dhe shkollën 9-vjeçare “Todi Koceli”në Selenicë, shkollën vartëse të arsimit fillor “Sile Hoxha” në Rromës.

Gjithashtu mësimi do pezullohet në shkollën 9-vjeçare “Sabri Pelivani” në Karbunarë dhe atë 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema” në fshati Ferras.

Njoftimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre. Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona. Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës: Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë; Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë; Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës; Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë; Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras. Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.

LAJM KRYESOR: LIVE-Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt në Vlorë, evakuuohen banorët. 1000 ha nën ujë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi moti i keq ne shqiperi pezullohet mesimi evis kushi moti i keq ne shqiperi pezullohet mesimi

Sondazh

Poll