Aktualitet

VD- Si do shkarkohen ‘tradhëtarët’, nis votimi i fshehtë në kuti

12 Dhjetor 2021, 16:37 Nga DOSJA
VD- Si do shkarkohen ‘tradhëtarët’, nis votimi i

TIRANË– Në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka nisur procesi i votimit për të shkarkuar emrat që u propozuan një ditë më parë nga kryesia e Partisë Demokratike. Mësohet se votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë në kuti. Në fund të do të bëhet dhe numërimi i votave.

Cilët pritet të shkarkohen?

Bëhet fjalë për11 anëtarë që pritet të shkarkohen nga Këshilli me propozim të Kryesisë. Ata janë: Edi Paloka (Kryetar i Këshillit); Belind Këlliçi; Ivi Kaso; Albana Vokshi; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi; Flamur Noka; Ervin Minarolli; Ledina Mandia dhe Tomorr Alizoti. 

Të gjithë emrat që pritet të shkarkohen nuk kanë mbështetur 18 dhjetorin e thirrur nga kryedemokrati Basha por kanë preferuar të jenë krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Ata ishin dje në stadiumin ‘Air Albania’, ku dhe u mbajt kuvendi i thirrur nga lideri historik i PD-së, gjatë të cilit u shkarkua Basha.

LAJM KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore keshilli i pd 12 dhjetor 2021 keshilli i pd 12 dhjetor 2021

Sondazh

Poll