Aktualitet

MSH: 2 viktima nga COVID dhe 263 të infektuar, 18 pacientë në gjendje të rëndë

12 Dhjetor 2021, 16:47 Nga DOSJA
MSH: 2 viktima nga COVID dhe 263 të infektuar, 18 pacientë në

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije se gjatë bilancit të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy persona Nga COVID.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka humbur betejën me virusin një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç.

Ndërkohë që nga 1.752 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë, 263 qytetarë, ku numrin më të madh të infektuarve e mban qarku i Tiranës. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 nga të cilët 111 në Tiranë, 26 në Fier, 16 në Vlorë, 11 në Berat, 10 në Durrës, Korçë, 9 në Elbasan, 6 në Mallakastër, 5 në Kavajë, 4 në Shkodër, Krujë, Dibër, Gjirokastër, 3 në Kurbin, Shijak, Sarandë, Tepelenë, 2 në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Patos, Lushnje, Himarë, Dimal, Skrapar, Cërrik, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Këlcyrë, Memaliaj, Kuçovë, Gramsh.

Njoftimi i Minsitrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,247 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 263
Të shëruar në 24 orë 409
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,752

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid ne shqiperi covid ne shqiperi viktimat e covdi në shqipëri bilanci i covid ne shqiperi covid ne shqiperi viktimat e covdi në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 14:37

FOTOT- Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

TIRANË– Ka nisur mbedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kjo mbledhje u kërkua nga kryesia e PD-së një ditë më parë, e cila u mblodh dhe...