Aktualitet

Mbështetësit e Berishës, Bardhi: Sot i shkarkojmë nga funksionet, celula ilegale!

12 Dhjetor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Mbështetësit e Berishës, Bardhi: Sot i shkarkojmë nga

TIRANË– Këshilli Kombëtar ka vendour që të ushtrohet votimi i fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në selinë blu, Gazment Bardhi tha se sot do të vendoset vetëm shkarkimi nga postet për emrat e zgjedhur dhe jo përjashtimi i tyre nga PD. Bardhi i konsideroi celulë ilegale të gjithë demokratët që kanë mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha në kuvendin e mbajtur një ditë më parë. 

Fjala e Gazment Bardhit:

Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, per të mos perjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet:

Është një pyetje në fletën e votimit.

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e;

Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

LAJM KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore gazment bardhi keshilli i pd 12 dhjetor 2021 gazment bardhi keshilli i pd 12 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 14:37

FOTOT- Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

TIRANË– Ka nisur mbedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kjo mbledhje u kërkua nga kryesia e PD-së një ditë më parë, e cila u mblodh dhe...