Aktualitet

Moti i keq, Balla: Jemi në situatë të vështirë, prurja më e madhe në 50 vjet

12 Dhjetor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Moti i keq, Balla: Jemi në situatë të vështirë, prurja

FIER- Drejtuesi Politik për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka deklaruar se janë në të situatë të vështirë për shkak të përmbytjeve. Në një pronocim për mediat, Balla është shprehur se prurjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme. Ai nuk ka nguruar as të mburrë partinë e tij, duke thënë se investimet që janë bërë kanë dhënë efekt, edhe pse të gjitha zonat pranë lumit Vjosa janë të përmbytura nga uji.

“Jemi në një situatë të vështirë, por shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujërave të bjeri. Kjo është prurja më e madhe në 50 vjet. Qoftë drejtoria e përgjithshme e Emergjencave civile dhe prefektura dhe bashkia e Fierit kanë njoftuar prej dy tre ditësh situatën që parashikohej. Nga ana tjetër do të përpiqemi që të shpëtojmë dhe të gjithë bagëtitë që ndodhen në rrezik. Dua ta theksoj që investimet në këto katër vite janë duke e treguar efektivitetin e tyre sot. Të gjithë e dimë që prirjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme dhe ka nivelin e vet të rrezikut. Punët që janë bërë deri tani e dhanë efektin”, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi taulant balla moti i keq ne shqiperi taulant balla

Sondazh

Poll