Aktualitet

VD-“Lashë 150 dele, kam frikë se ngordhin”/ Banori përlotet para Ballës e Subashit

12 Dhjetor 2021, 11:03 Nga DOSJA
VD-“Lashë 150 dele, kam frikë se ngordhin”/ Banori

FIER- Shirat që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëme të mëdha tek qytetarët e vendit, sidomos në bujqësi dhe në gjënë e gjallë. Njëri prej tyre nuk i ka përmbajtur dot lotët, teksa i tregonte hallin e tij deputetit të PS-së, Taulant Balla dhe kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit. I moshuari, i cili u evakuua nga banesa e tij, i ka treguar hallin e tij se kanë lenë pas rreth 150 dele dhe ka frikë se do t’i ngordhin. E ndërsa i ka treguar hallin e tij, nuk i ka përmbajtur as lotët.


BISEDA MES TYRE:

I moshuari: Kam lënë 150 dele. Uji tek stani ka ardhur nga ora 3. Ka nja 4 vjet që nuk përsëritet kjo situatë. Isha me gruan. Po nuk pata bagëtinë ç’e dua. Ne s’kemi tjetër tani.

X: Do i nxjerrim tani. Sa të marrim zonjën tëndë. Unë i thashë kështu atyre. Shpëtove ti me zonjën, tani delet.

I moshuari: Unë vdes këtu vetëm.

X: Po iki të merrem me këtë punë. Fjalët e tepërta janë fukarallëk.

Balla dhe Subashi: Do shkosh pak tek spitali se je pa qejf. Merre pak dhe çojeni në spital këtë se do t’i zgjidhim të gjitha. Do i zgjidhim të gjitha!

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier moti i keq ne shqiperi fier moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 11:30

Rreshjet e borës/ Kelmendi prej një jave pa drita

KELMEND- Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në veri të vendit.Prej një jave tashmë, zona e Kelmendit është pa drita. Ndërsa, rruga që lidh Tamar...