Aktualitet

Kaluan gjithë natën në shi mbi çati!Vjosa u mbyti shtëpinë, shpëtohet çifti në Vlorë

12 Dhjetor 2021, 09:40 Nga DOSJA
Kaluan gjithë natën në shi mbi çati!Vjosa u mbyti

VLORË– Dy të moshuar janë shpëtuar paraditen e sotme pasi kaluan gjithë natën mbi çatinë e shtëpisë së tyre, vetëm me një çadër për t’u mbrojtur nga shiu. Për shpëtimin e tyre, u desh edhe ndërhyrja e Ushtrisë, e cila me një gomone iu afrua banesës së çiftit në Novoselë. Të dy bashkë u sollën në “breg”, ndërsa me vete kishin marrë dhe ato pak kafshë që kishin mundur të shpëtonin nga uji. Sapo kanë zbritur nga gomonia, të dy kanë treguar se kishin shkuar në fshat për të mbledhur bagëtitë pasi jetonin në Vlorë, ndërsa shtuan se asnjë nuk i njoftoi për prurjet e Vjosës në mënyrë që të merrnin masa. Megjithatë të dy janë shpëtuar dhe janë shëndoshë e mirë pavarësisht se gjatë gjithë kohës kur janë filmuar nga kamerat, shfaqen duke u dridhur nga i ftohti. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Dridhet nga i ftohti! Mezi flet gruaja që ishte izoluar nga uji, qenin s’e lëshon

Gjithë natën mbi çati! I moshuari me zë të ngjirur mezi flet: S’na lajmëroi kush!

Të dy gjithë natën mbi çati! MOMENTI i shpëtimi të çiftit të të moshuarve në Vlorë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shpetimi i te moshuarve ne vlore vlore shpetimi i te moshuarve ne vlore vlore

Sondazh

Poll