Aktualitet

Moti i keq, OSHEE: Katër fshatra në Gjirokastër pa energji elektrike

12 Dhjetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Moti i keq, OSHEE: Katër fshatra në Gjirokastër pa energji

GJIROKASTËR- OSHEE ka bërë me dije se furnizimi me energji elektrike në rajonin e Gjirokastrës është kritike. Me anë të një postimi në Facebook, OSHEE shkruan se në fshatrat Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtem dhe Dropulli i Siperm, banorët janë pa energji elektrike. Kjo pasi shtylla e tensionit të lartë është zhvendosur për shkak të prurjes së lumenjëve.

Postimi i Plotë:

Situata e furnizimit Gjirokastër Përmbytjet sjellin avari në linjat 35kV Nisur nga situata e krijuar prej motit te keq, ne disa zona te vendit ka probleme te furnizimit me energji elektrike. Në rajonin Gjirokaster, situata paraqitet kritike per shkak te prurjes se lumejve nga reshjet e shumta. Sikurse shihet ne video, linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë pune pasi eshte zhvendosur shtylla e tensionit te larte. Pa energji ndodhent banoret e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtem dhe Dropulli i Siperm. Sakaq, si rezultat i rritjes se nivelit te ujit ne Nst Poçem eshte stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem per efekt sigurie. Brigadat e OSSH, Njësia Tensioni i Lartë ndodhet në terren.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi oshee moti i keq ne shqiperi oshee

Sondazh

Poll