Aktualitet

Supergrabitje në Sarandë!”Maskat” futen në market,marrin nga kasaforta 200 mijë euro

12 Dhjetor 2021, 10:48 Nga DOSJA
Supergrabitje në Sarandë!”Maskat” futen në

SARANDË– Grabitet kasaforta e një supermarketi në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku raportohet se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë nga pjesa e prapme e supermarketit dhe kanë arritur që të kapin kasafortën për të marrë edhe paratë që kishin brenda.

Nga pronarët e biznesit pretendohet se grabitësit kanë marrë rreth 200 mln lekë të vjetra, por ende shuma nuk është konfirmuar. Sipas tyre, ata kryejnë depozitime në bankë një herë në tre ditë ndaj edhe ka qenë kjo shumë e madhe në kasafortë.

Ndërkohë që grabitësit para se të largoheshin nga biznesi, kanë marrë edhe DVR e kamerave të sigurisë duke u siguruar kështu që nuk kanë lënë asnjë shenjë pas. Policia po heton ngjarjen duke marrë pamjet e kamerave të sigurisë pranë marketit, për të siguruar kështu një pamje të autorëve të grabitjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne sarande sarande grabitje ne sarande sarande

Sondazh

Poll