Politike

Mbledhja duhet njoftuar 5 ditë para! Basha nuk pret dot, thërret Këshillin nesër

11 Dhjetor 2021, 18:40 Nga DOSJA
Mbledhja duhet njoftuar 5 ditë para! Basha nuk pret dot, thërret

TIRANË– Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është thirrur të mblidhet ditën e nesërme nga kryedemokrati Lulzim Basha. Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së, kryetari Lulzim Basha kërkuar mbledhjen e Këshillit, fill pas shkarkimit tëtij nga Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Siç edhe shkruhet në Statut në pikën 5 të tij, mbledhja e Këshillit u njoftohet anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit, por Basha e ka bërë një ditë para.

RREGULLI PËR MBLEDHJEN:

5. Këshilli Kombëtar, si rregull, mblidhet jo më pak se një herë në vit. Data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes. Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe nëse e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. Në këtë rast, Kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës.

Në këtë mbledhje siç është paralajmëruar do të caktohen masa ndaj anëtarëve të Këshillit dhe Kryesisë, që dolën kundër vendimit të Bashës për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, duke shkuar tek ai i Berishës.

6. Këshilli Kombëtar, ushtron këto përgjegjësi apo të drejta:

dh) shpall masat disiplinore për anëtarët e Këshillit Kombëtar apo Kryesisë së PDSH-së;

Ndërkohë që nuk dihet nëse në mbledhjen e nesërme do të jetë i pranishëm kreu i Këshillit, Edi Paloka, i cili ka dalë hapur në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Madje dhe sot nisi mbledhjen e Kuvendit nën cilësinë e kryetarit të Këshillit. Por mbetet për t’u parë edhe për sa kohë do ta mbajë postin.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd lulzim basha keshilli kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll