Aktualitet

Vjosa del nga shtrati, përmbyten 11 banesa!Çahet diga e Mifolit, prefekti:Alarmante!

12 Dhjetor 2021, 07:19 Nga DOSJA
Vjosa del nga shtrati, përmbyten 11 banesa!Çahet diga e Mifolit,

VLORË– Moti i keq dhe stuhia e shiut ka nxjerrë nga shtrati lumin Vjosa, që për shkak të prurjeve ka shkaktuar përmbytje në zonën e Novoselës në Vlorë. Deri më tani raportohet për 7 banesa të përmbytura pikërisht në Novoselë, ndërsa 4 të tjera janë gjithashtu nën pushtetin e ujit në Fitore. Por nuk mbaron këtu, pasi edhe në Selenicë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Malit’, ka prezencë të ujit në rrugë, ndërsa moti i keq ka sjellë edhe dëmtimin e urës së Mesaplikut, duke izoluar kështu të gjithë banorët e zonës. Për shkak të ujit është dëmtuar edhe ura në Kallarat e Llakatund, ndërsa mijëra hektarë tokë bujqësore është nën ujë në Ferras Cerven, ku janë dëmtuar gjithë të mbjellat e fermerëve.


Situata shfaqet e keqe edhe në urën e Mifolit, e cila është është çarë dhe uji po rrjedh në pjesën e poshtme të saj, duke rrezikuar edhe banesat pranë bregut të lumit. Në këtë zonë ndodhet edhe prefekti i qarkut, Flamur Mamaj, i cili ka bërë me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga zona, ndërsa situata vijon të paraqitet alarmante. Mamaj bën thirrje për përforcimin e argjinaturave, pasi gjatë natës niveli i ujit ka arritur në 8 m mbi nivelin e detit, nga 7.6 që ishte rreth orës 23:00 të një dite më parë. Duke shënuar kështu një rritje graduale, që pritet të shtohet edhe me shirat që do të jenë prezentë edhe ditën e sotme. Deri më tani parashikohet që niveli i ujit të shkojë në 8.2 metra mbi nivelin e ujit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PËRMES FOTOVE! “Fryhet” Vjosa, çahet diga e urës së Mifolit, banorët mezi kalojnë

Probleme në Vlorë! Frikë nga Vjosa, banorët kalojnë natën në makina, dëmtohen 2 ura

FOTOJA:Vjosa del nga shtrati, shtëpia në Fitore të Vlorës totalisht e zhytur nën ujë

Shkaku i shirave! Dëmtohet ura e Kallarat në Selenicë, e pakalueshme nga banorët

Vjosa del nga shtrati, prefekti i Vlorës: Situata është shumë e vështirë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore lumi vjosa del nga shtrati moti i keq ne vend vlore lumi vjosa del nga shtrati moti i keq ne vend vlore

Sondazh

Poll