Aktualitet

Moti i keq, Peleshi: Kemi vendosur mbi 75 mjete në terren

12 Dhjetor 2021, 10:29 Nga DOSJA
Moti i keq, Peleshi: Kemi vendosur mbi 75 mjete në terren

VLORË- Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi ka bërë me dije se mbi 75 forca dhe mjete ushtrie janë në terren, për shkak tyë motit të keq. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se situata më e rënduar është në fshatrat Ferras dhe Novoselë, për shkak të daljes së lumit Vjosë.

Postimi i Plotë:

Efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar pëmbytje. Po punohet me strukturat e emergjencave civile te qarkut të Vlorës e Fierit. Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi niko peleshi moti i keq ne shqiperi niko peleshi

Sondazh

Poll