Aktualitet

Grabitet një banesë në Memaliaj, biznesmeni s’ndodhej në shtëpi, “zhduken” autorët

12 Dhjetor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Grabitet një banesë në Memaliaj, biznesmeni s’ndodhej

MEMALIAJ- Banesa e biznesmenit Luan Goxhaj është grabitur mëngjesin e sotëm në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, por nuk është vënë re nga askush, pasi as pronarët nuk ndodheshin në shtëpi gjatë grabitjes.

Mesa duket autorët i kanë vëshguar dhe kanë gjeetur momentin për të hyrë dhe për të grabitur “të qetë”. “Aksioni” është pikasur vetëm në mëngjes pasi banorët e tjerë të zonës kanë vënë re se dera e banesës së komshiut ishte e hapur me forcë.

Ndërkohë ende nuk bëhet me dije se çfarë kanë vjedhur autorët brenda banesës së biznesmenit, ndërsa Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne memaliaj luan goxhaj memaliaj grabitje ne memaliaj luan goxhaj memaliaj

Sondazh

Poll