Aktualitet

Shkodër, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, pranga 8 personave

12 Dhjetor 2021, 08:32 Nga DOSJA
Shkodër, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave

SHKODËR– 8 persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi janë kapur brenda një bar-kafeje të paregjistruar duke luajtur poker. Në kuadër të operacionit policor të Koduar “Fati i Lojrave” u arrestuan në flagrancë: Ndue Ukja; Marsel Ramaj; Flavio Gropaj; Anton Staka; Mateo Brenga; Nard Ahi; Tom Bzhetaj dhe Elton Lekda. Po ashtu, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shumë parash, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojrave”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër. Në kuadër të operacionit goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit. Arrestohen në flagrancë 8 shtetas. Sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenin për lojrat e fatit dhe një shumë parash. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit, në kuadër të operacionit “Fati i lojrave ” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•N. U., 30 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”. Pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore që e përdorte shtetasi N. U, në Pulaj ‘ Velipojë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shumë parash, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.

M. R., 27 vjeç, F. G., 18 vjeç , A. S., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, N. A., 36 vjeç, T. B., 53 vjeç, E. L., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anton staka elton lekda flavio gropaj flavio gropaj anton staka mateo brenga marsel ramaj mateo brenga nard ahi ndue ukja operacioni fati i lojrave shkoder tom bzhetaj anton staka elton lekda flavio gropaj flavio gropaj anton staka mateo brenga marsel ramaj mateo brenga nard ahi ndue ukja operacioni fati i lojrave shkoder tom bzhetaj

Sondazh

Poll