Aktualitet

Vjosa del nga shtrati, prefekti i Vlorës: Situata është shumë e vështirë

12 Dhjetor 2021, 07:06 Nga DOSJA
Vjosa del nga shtrati, prefekti i Vlorës: Situata është

VLORË- Prefekti Flamur Mamaj ka bërë me dije se situata në Vlorë, për sa i përket daljes së lumit Vjosa nga shtrati, është bërë alarmante. Në një prononcim për ReportTV, ai ka bërë me dije se niveli i ujit në urën e Mifolit është në pikën kritike. Ai gjithashtu bëri me dije se banorët e zonës në qarkun e Vlorës janë lajmëruar për këtë situatë kritike, ndërsa ata në banesat e përmbytura janë evakuuar. Ndërsa edhe njëherë paralajmëron se ndodhen në pikën kritike. 

“Situata është e vështirë, parametrat ose niveli i ujit në Mifol është nga më historikët duke e krahasuar me 2015 ose 2017, por falë argjinaturës që është ndërtuar kohët e fundit po përballojmë me shumë vështirësi përmbytjen në fshatin Fitore. Në parashikimet tona ishte çdo gjë e parashikuar pasi intensiteti i reshjeve në 48 orët që kaluan ishte tejet i lartë. Reshjet kanë pushuar, niveli në Memaliaj është në rënie, por kjo nuk po pasqyrohet ende në Mifol, po marrim masa për të forcuar argjinaturën. Jemi në pikën kritike, jemi në rrezik por jemi angazhuar për ta përballuar. Pjesën e lajmërimit me popullatën, përreth kësaj zone të paktën për qarkun e Vlorës e kemi kryer. Tashmë disa banesa që kanë qenë në këmbët e urës së Mifolit, janë në pushtetin e ujit. Njerëzit janë evakuuar. Janë 4 banesa, pasi këto përmbyten zakonisht edhe nga shirat më të dobëta pasi janë ndërtuar në shtratin e lumit Vjosë. Kemi 10 ditë që e ndjekim situatën, kemi marrë masat që ta paktën mos të kemi humbje jete në njerëz, intensiteti i shirave kanë bërë të mundur rritjen e prurjeve në Vjosë,”- u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: Vjosa del nga shtrati, përmbyten 11 banesa! Çahet diga e Mifolit, prefekti: Alarmante!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet flamur mamaj lumi vjosa del nga shtrati moti i keq ne vlore flamur mamaj lumi vjosa del nga shtrati moti i keq ne vlore

Sondazh

Poll