Aktualitet

“Ti tall … me partinë opozitare”/ Rama i kthehet komentuesit: Je gabim i dashur!

12 Dhjetor 2021, 07:52 Nga DOSJA
“Ti tall … me partinë opozitare”/ Rama i kthehet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit pas një postimi thumbues që ka hedhur në Facebook për përplasjet e fundit brenda Partisë Demokratike. Teksa një komentues, shkruan se kemi falimentuar si popull duke shtuar se Rama tallet me një ngjarje themelore për një parti opozitare. Nga ana tjetër, Rama i është përgjigjur komentuesit, duke shkruar se është gabim pasi ai nuk di të tallet.

REPLIKAT MES TYRE: 

Komentuesi: ne si popull…un si popull me histori kemi falimentuar nga momenti qe i besuam nje grushti njeresish…o komandant nqs ti per momentin je ligji e maliqi…per popullin qe e shet dinjitetin per shkak te varferis ? me vjen keq qe n1 i shtetit tim tall bythen me ngjarje themelore per nje parti opozitare…..

Edi Rama: Je gabim i dashur mik, sepse e para une nuk jam ligji as maliqi dhe e dyta une nuk di te tallem, sepse kam shume respekt per ata qe me kane besuar detyren dhe per veten po ashtu, ndersa per “falimentimin e popullit” ben te njejtin gabim trashanik qe ben cdo individ qe nenvlefteson, qofte edhe padashje, popullin e vet!

KomentuesiJemi popull i lodhur por kjo thenie ka kuptimin e saj nuk do politika te behet ky vend por do shtoj dicka me kujtohet peralla me ujkun piktor mos e merr personale pa brir ti je mbret pa brir je pasha kur do mbaroj kjo loje e qelbur nuk po shohim me figure te paster shqiptari politikan

Rama: Jo kjo thenie nuk e ka fare kete kuptim per si e lexoj une dhe une nuk e di cfare kupton ti me pasterti, po nje gje eshte e sigurte do apo nuk do ti, qe une nuk e kam jeten time loje e as luaj me detyren e larte qe me ka besuar populli, keshtu qe se cfare mendojne disa qe shajne per te nxjerre dufet e tyre, nuk e ndryshon faktin e pastertise me te cilen une jetoj e punoj

Çfarë ndodhi dje?

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur për largimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, por edhe të vetë kryedemokratit Lulzim Basha. Me 4446 vota pro, Basha u shkarkua si kryetar partie.

Këto vendime bënë që kryedemokrati Lulzim Basha të thërrasë mbledhjen e kryesisë së PD-së. Basha tha se vendmet e marra në Kuvendin e thirrur nga Berisha janë nul për të .Ai paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për shkarkimin e të gjithë demokratëve që mbështetën Berishën, përfshirë dhe kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama replika me komentuesit edi rama rama replika me komentuesit

Sondazh

Poll