Aktualitet

Çfarë ndodhi pas tragjedisë në Deçan si u rikthye fokusi te vetëvrasja e të resë

12 Dhjetor 2021, 07:58 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi pas tragjedisë në Deçan si u rikthye

KOSOVË- Tragjedia që tronditi fshatin Gllogjan të Deçanit disa javë më parë, mendohet se ka lidhje me vetëvrasjen e një studente në vitin 2020. Gazeta Ekspress shkruan se pas arrestimit të tre personave, të cilët mendohen se janë përgjegjës për ngjarjen, kanë dalë disa detaje në lidhje me arsyet e sulmit, që u mori jetën dy studentëve Gentiana Mustafaj, Ledion Hamzaj dhe shoferit të autobusit Gani Gjokaj.

Sipas raportimeve tre të arrestuarit janë familjarë të një vajze nga Gllogjani që ka bërë vetëvrasje në vitin 2020. Dyshohet se motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit Gjokaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e 26 nëntorit, ku një person me maskë qëlloi me armë ndaj autobusit dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes. Nga breshëria viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni gani gjokaj gentiana mustafaj ledion hamzaj tragjedi ne decan gani gjokaj gentiana mustafaj ledion hamzaj tragjedi ne decan

Sondazh

Poll