Aktualitet

Kokainë në lokal! Arrestohet pronari i “bujtinës”, 42-vjeçari kapet e me pistoletë

12 Dhjetor 2021, 08:09 Nga DOSJA
Kokainë në lokal! Arrestohet pronari i “bujtinës”,

TIRANË– Një 42-vjeçar i identifikuar si Lutfi Elezi ka rënë në prangat e Policisë pasi kishte përshtatur lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike të llojit kokainë. Pas disa informacioneve të siguruara, Policia shkoi për kontrollon në biznesni e tij, ku edhe gjeti drogën dhe peshore elektrike. Ndërsa gjithashtu gjatë kontrolleve në lokal dhe në banesë, 42-vjeçarit iu gjetën edhe dy thika, një armë zjarri dhe disa fishekë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bujtina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga pronari i tij. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, fishekë luftarakë, një peshore elektronike dhe dy armë të ftohta (thika). Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për përdorim droge dhe se mbante armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor “Bujtina”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

L. E., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për shitje dhe për përdorim të lëndëve narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit dhe të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë dhe fishekë luftarakë, një sasi lënde narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe dy armë të ftohta (thika). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lutfi elezi operacioni bujtina tirane lutfi elezi operacioni bujtina tirane

Sondazh

Poll